Një grua 30-vjeçare plagosi me thikë disa kalimtarë në Mynih, ndërsa policia gjermane e qëlloi për vdekje.
Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë mbrëmjes së të shtunës. Gruaja u dërgua fillimisht në spital, por ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra, kurse gjendja e të plagosurve ende nuk dihet, raporton welt.
Motivi i sulmit për momentin mbetet i panjohur, ndërsa dyshohet se gruaja kishte probleme me shëndetin mendor. Fillimisht, ajo goditi me thikë një burrë në zonën e Westendstraße, dhe pak më pas plagosi edhe një grua në Schwanthalerhöhe.
Disa policë fillimisht tentuan ta arrestonin, por ajo vazhdoi të kërcënonte me thikë dhe në këto rrethana agresorja u qëllua për vdekje.