Globi

Borrell: BE se njeh Lukashenkon si president legjitim të Bjellorusisë

Shkruar nga Liberale
Borrell: BE se njeh Lukashenkon si president legjitim të Bjellorusisë

Bashkimi Evropian ka thënë se nuk e njeh liderin e sfiduar, Alyaksandr Lukashenko, si president legjitim të Bjellorusisë, ka thënë shefi për diplomaci i bllokut evropian, Josep Borrell.

Ai i ka thënë Parlamentit Evropian se zgjedhjet e 9 gushtit, që i kanë zgjatur pushtetin këtij politikani, kanë qenë joligjore.

Opozita ruse, e udhëhequr nga Svyatlana Tsikhanouskaya, akuzon Lukashenkon për mashtrime me vota në procesin zgjedhor, që i ka siguruar atij një mandat të gjashtë presidencial.

Prej publikimit të rezultatit zgjedhor, mijëra persona janë ndaluar dhe goditur nga zyrtarët policorë, derisa gati të gjitha liderët opozitarë janë larguar me forcë nga shteti ose janë arrestuar nga autoritetet. Shtypja e protestave është dënuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

“Situata është e qartë për ne. Ne i konsiderojmë zgjedhjet e 9 gushtit si joligjore. Ne nuk e njohim Lukashenkan si president legjitim të Bjellorusisë”, u ka thënë Borrell ligjvënësve.

Blloku evropian me 27 anëtarë është duke përgatitur sanksione kundër personave përgjegjës për mashtrime zgjedhore dhe shtypje të protestave.

Mirëpo diplomatët thonë se sanksionet e BE-së janë duke u bllokuar nga Qiproja, e cila është duke kërkuar fillimisht marrjen e masave kundër Turqisë, pas mosmarrëveshjeve të krijuara për kërkimet e gazit natyror në lindje të Mesdheut.

Borrell u ka bërë thirrje vendeve anëtare që të çojnë përpara sanksionet – për të cilat nevojiten vota unanime – para samitit të BE-së, që mbahet javën tjetër në Bruksel.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH