Aktualitet

Balla i përgjigjet Bushatit: M'u duke si Grida Duma, fjalim patetik!

Shkruar nga Liberale
Balla i përgjigjet Bushatit: M'u duke si Grida Duma, fjalim patetik!

I menjëhershëm ka qenë reagimi nga ana e kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla kundrejt, deputetit Ditmir Bushati i cili tha në Kuvend se është kundër kontratës koncesionare në Porto Romano, pasi sipas tij, qeveria duhet të ndahet nga oligarkët.

Në fjalën e tij, Balla tha se fjala e Bushatit iu duk si fjala e ish-deputetes së Partisë Demokratike, Grida Duma, që sipas Ballës thotë: “I shoh gjërat mirë nga jashtë, por s’më duken mirë nga brenda". 

“Nuk besoj që kolegu im të ketë votuar kundër. Unë nuk kam qenë ndonjëherë anëtarë i qeverisë, por vetëm deputet. Fjala e kolegut m’u duk si fjala e Grida Dumës “I shoh gjërat mirë nga jashtë, por s’më duken mirë nga brenda’. Kur vjen këtu, ne duhet të japim shembullin. Kjo historia e diskutimeve patetike thjesht për të kapur lajmin e ditës nuk i bën nder askujt. Kontrata koncesionare në Porto Romano është një domosdoshmëri për të çliruar në të ardhmen Portin e Durrësit nga ndotjet. Historia që m’u në qendër të Durrësit shkarkohen plehra nuk duhet të vazhdojë”, tha Balla. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH