Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla priti sot në një takim familjarë të protestuesve Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, të cilët mbetën të vrarë në protestën e 21 janarit në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Përmes një postimi Facebook, Balla shkruan se 4 dëshmorët u qëlluan pabesisht në protestën popullore, në mbrojtje të vlerave dhe parimeve të demokracisë.
"Sot 9 vite nga 21 Janari 2011! Nderim dhe respekt dëshmorëve Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika, të cilët u qëlluan pabesisht në protestën popullore, në mbrojtje të vlerave dhe parimeve të demokracisë në Shqipëri. Shqiptarët presin nga Drejtësia e re zbardhjen e plotë dhe ndërshkimin e fajtorëve për këtë krim të rëndë", shkruan Balla.