
Sot dëshira për të lexuar, studiuar dhe punuar është tepër e vogël. Të pakët janë ata të cilët librin dhe dijen e konsiderojnë si dicka shumë të rëndësishme dhe jetike. Një prej këtyre është edhe 9 - vjecari Jamarbër Hoxha i cili ka fituar cmimin “Lexuesi më i mirë i bibliotekës” nga Panairi i Librit.
Dëshira dhe pasioni që ai ka pasur për librin e ka bërë që të jetë pranë tij që 15 muajsh andaj edhe prindërit e tij dhanë falenderimin e tij për cmimin që iu ofrua djalit të tyre si një mbështetje për të gjithë fëmijët e spektrit autik.
Jamarbër Hoxha doli në podium dhe mes emocioneve preku të gjithë me fjalën e tij: “Këtë çmim ia kushtoj mamit dhe fëmijëve me autizëm"./ Gazeta Liberale