Showbiz

Tradita arbëreshe, në një partneritet mes Shqipërisë dhe Sicilisë

Shkruar nga Liberale

Contessa Entellina, një komunë e vogël siciliane, ku komuniteti arbëresh i ka ruajtur me krenari, prej 600 vitesh traditat dhe zakonet tipike shqiptare bëhet bashkë me Bashkinë e Vorës, në një projekt që synon promovimin e turizmit, shkëmbimin kulturor, por edhe atë të produkteve tipike dhe artizanale të zonës, që do të sillte zhvillim dhe rritje ekonomike.

 

Vlerësimi i komuniteteve arbëreshe në Sicili, mund të rinisë nga ueb. Historia, tradita, kultura dhe zakonet e ruajtura hyjnë në një qark digjital turistik, me fokus  dhe rikualifikimit të destinacioneve të reja turistike. Projekti ka qëllim të promovojë atraksionet historike, kulturore dhe artistike dhe parashikon një modalitet të ri të realizimit ë udhëtimit përmes instilacioneve të paneleve multimediale, interaktive dhe touch screen, të dimensioneve 65/75 polesh, në të cilat turisti mund të vizualizojë dhe të zgjedhje përvojën e dëshiruar.  Aktualisht në këtë projekt ka aderuar komuna e Contessa Entellina (Kundisa në gjuhën  arbëreshe), një komunë e vogël siciliane, e vendosur në Luginën del Belice, ku komuniteti shqiptar ruan me krenari tradita dhe zakone tipike të Shqipërisë.

Iniciativa është promovuar nga Start, (Sicilian talents a real transformation), një think tank i krijuar nga profesionistë sicilianë që operojnë në sektorë të ndryshëm si ekonomi, informatikë, jurisprudence, trashëgimi kulturore, bujqësi dhe arkeologji), me pjesëmarrjen e Eductt, shoqatë e cila merret me novacion dhe digjitalizim. Misioni i partneritetit sillet rreth propozimit të zgjidhjeve për zhvillim të ekonomisë dhe të turizmit të fshatrave të vegjël dhe qendrave historike, përmes digjitalizimit të tokës siciliane. Shqipëria, aleat strategjik i Italisë, nuk qëndroi indiferente,  por e priti nismën me entuziazëm, duke shfaqur interes për serinë e projekteve, me fokus në rikualifikimin dhe vlerësimin e Komunitetit Arbëresh.

 

Marrëveshja mes dy zonave, u bë e mundur nga studioja ligjore “Muja &Associati”. Bashkia Vorë ka për qëllim të lidhë raporte bashkëpunimi të koordinuara dhe të vazhdueshme, me synim promovimin, në modalitet multimedial, të historisë, kulturës vendase, natyrës, të shtigjeve të eksperiencave dhe enogastronomisë, pra evolucionit kulturor të asaj që ka të bëjë me realizimin turistik të Contessa Entellina. Me bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Contessa Entellina pritet të krijohet një urë që do të favorizojë shkëmbimin turistik si fakt parësor për integrimin kulturor. Sinergjia mes kulturës dhe turizmit do të kontribuojnë në zhvillimin e zonave rurale dhe të ekonomisë, ku partneriteti komercial me synim fuqizimin dhe zgjerimin e importit dhe eksportit të produkteve tipike dhe artizanale të zonës, do të sjellë rritjen ekonomike.

 

 

Bashkia Vorës, shfaqi interes për të lidhur partneritet me komunën e Contessa Entellina.  Partneriteti mes dy bashkive ka për qëllim zhvillimin e strategjive me fokus ruajtjen e identitetit historik- kulturor, turizmin dhe ekonominë, në një raport të bazuar mbi reciprocitet dhe solidaritet.  Bashkia Vorë ka për qëllim të lidhë raporte bashkëpunimi të koordinuara dhe të vazhdueshme, me synim promovimin, në modalitet multimedial, të historisë, kulturës vendase, natyrës, të shtigjeve të eksperiencave dhe enogastronomisë, pra evolucionit kulturor të asaj që ka të bëjë me realizimin turistik të Contessa Entellina.  Me bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Contessa Entellina pritet të krijohet një urë që do të favorizojë shkëmbimin turistik si fakt parësor për integrimin kulturor. Sinergjia mes kulturës dhe turizmit do të kontribuojnë në zhvillimin e zonave rurale dhe të ekonomisë, ku partneriteti komercial me synim fuqizimin dhe zgjerimin e importit dhe eksportit të produkteve tipike dhe artizanale të zonës, do të sjellë rritjen ekonomike.

 

 

 

 

 

 

 

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH