Sociale

Sot AFATI i fundit për regjistrimet, ja kur nis RAUNDI pasardhës i pranimit në universitete

Shkruar nga Liberale

Sot AFATI i fundit për regjistrimet, ja kur nis RAUNDI pasardhës i

Faza e parë e regjistrimeve në universitetet e vendit është drejt fundit.

Ora 22:00 e kësaj të diele do të mbyllë aplikimet e fazës së parë për maturantët e këtij viti, por edhe per kandidatë që kanë aplikuar nga vitet e mëparshme.

E hapur prej datës 29 korrik, kjo fazë, ka pritur aplikime në një gamë degësh që ofrohen nga 48 Universitete në rang vendi, publike dhe private, të cilat kanë vënë në dispozicion kuotat e tyre për maturantët.

Një moment kyç pritet me 26 gusht, kur në portalin “U-albania” do të publikohen listat e fituesve për secilin universitet.

Procesi nuk përfundon këtu. Raundi pasardhës do të hapet më 2 shtator, duke ofruar edhe një hapësirë shtesë prej 18 ditësh për regjistrimet e reja.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH