Sociale

SFIDAT e së ardhmes! Për të gjashtin vit radhazi Universiteti i Tiranës ul kuotat e pranimit për studentët

Shkruar nga Liberale

SFIDAT e së ardhmes! Për të gjashtin vit radhazi Universiteti i

Për vitin 2025–2026, Universiteti i Tiranës do të pranojë vetëm 4,400 studentë të rinj, nga 4,546 që ishin një vit më parë.

Në 6 vitet e fundit, viti i parë kur edhe nisi pandemia dhe më tej, kuotat për pranimet e studentëve në universitetin më të madh publik në vend kanë rënë me më shumë se 18%.
Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë shënon uljen më të ndjeshme të kuotave, me një reduktim prej 13%.

Ulja e kuotave lidhet me tri faktorë kryesorë; interesin më të ulët të të rinjve për të ndjekur studimet në arsimin e lartë, kjo me faktin se arsimi nuk shihet më si “çelës” suksesi, kjo edhe nga politikat e vizioni i gabuar që është ndjekur. E dyta, emigracioni që vijon të tërheqë fëmijët dhe të rinjtë të cilët preferojnë një arsimim më cilësor në vendet e zhvilluara. Dhe faktori i tretë lidhet me rënien demografike të popullsisë në moshë shkollore.

Rënia e numrit të studentëve ka detyruar Universitetin e Tiranës, universiteti më i madh në vend, të reduktojë kuotat e pranimit për vitin e ri akademik.

Në total, në 6 vitet e fundit, pranimet në Universitetin e Tiranës janë tkurrur me mbi 18%. Në vitin e pandemisë 2020, kur edhe nisi tkurrja e madhe numri i studentëve të rinj ishte mbi 5,500, ndërsa këtë vit shifra ka zbritur në 4,400.

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ka ulur kuotat me 11%, ndërsa Shkencat Sociale do të pranojnë 530 studentë në programet Bachelor.

Fakulteti i Ekonomisë do të pranojë 1,200 studentë, degët e Shkencave të Natyrës rreth 900 dhe Drejtësia do të mbajë nivelin e zakonshëm prej 670 studentë.

Aktualisht maturantët vijojnë me regjistrimet për t’u bërë pjesë e garës në universitete, ku listojnë 10 preferenca që duan të garojnë. Afati i fundit i aplikimit është 3 gushti.

Ulja e numrit të studentëve është fenomen i njohur ndërkombëtar. Cilësia e mësimdhënies dhe misioni universitetar veç ndërkombëtarizimit janë ndër sfidat kryesore të universiteteve tona, për një të ardhme më të mirë.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH