Sociale

Njohje reciproke e lejeve të drejtimit me Moldavinë

Shkruar nga Liberale

Njohje reciproke e lejeve të drejtimit me Moldavinë

Këshilli i Ministrave miratoi sot marrëveshjen me shkëmbim notash për konvertimin e lejeve të drejtimit me Moldavinë.

Marrëveshja parashikon se mbajtësit e lejedrejtimit të vlefshme të kategorive AM, Al, A2, A, B1, B, BE, Cl, C1E, C, CE, Dl, D1E, D dhe DE, të lëshuara nga autoritetet kompetente të Shqipërisë, në çdo kohë pas hyrjes në territorin e Moldavisë dhe pasi pajisjen me “leje qëndrimi”, mund të konvertojnë lejen e drejtimit shqiptare në një moldave, dhe anasjelltas, në të njëjtën kategori, pa iu nënshtruar testit teorik apo praktik.

Njohje reciproke e lejeve të drejtimit me Moldavinë

Rritja e numrit të shteteve me të cilat Shqipëria ka një marrëveshje aktive për konvertimin e lejeve të drejtimit, tregon se procedurat për fitimin e kategorive të ndryshme të lejes së drejtimit të lëshuar nga DPSHTRR, janë në përputhje të plotë me Direktivën e Parlamentit Europian për lejet e drejtimit duke përmbushur nivelet e sigurisë rrugore të krahasueshme me ato të Bashkimit Europian.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH