Sociale

Njihuni me Erjola Brahën, një sipërmarrëse me këmbë në tokë

Shkruar nga Liberale

Njihuni me Erjola Brahën, një sipërmarrëse me

Ambasadori i Italisë në Tiranë, ka vendosur të sjellë pranë publikut njerëz të cilët kanë një lidhje të fortë me vendin e tij.

Këtë herë Marco Alberti ka vizituar një nga kantinat më të reja në kryeqytet "Chateau Braha", ku ka takuar atje themeluesen e Alehandro Group, Erjola Braha.

Jo më kot, ambasador Alberti ka spikatur Erjolën. Lidhje e saj me Italinë nuk është vetëm profesionale, por edhe shpirtërore, ajo ka studiuar dhe jetuar atje duke marrë me vete përveçse kulturën dhe finesën vendit fqinjë, por gjithë sharmin që ta jepe një pije si vera.

Si themeluese e "Alehandro Group" ajo ka treguar lidhjen e saj me tokën ku ndjeu për herë të parë aromat e verave të ndryshme që sot, Erjola me shumë krenari, etiketat me të spikatura i sjell në Shqipëri për të gjithë pijedashësit.

Gjatë bisedës më ambasadorin Braha ka treguar se merr gjithmonë më të mirën ku do, si të një vendi, si Italia, por edhe të njerëzve më të cilët bashkëpunon, pasi për të fokusi është i qartë: Puna!

"...Po! E dua punën time. E dua këtë botë, që është bota e mrekullueshme e verës dhe e agrikulturës, që është e ardhmja jonë, prandaj kemi besuar te ky projekt në këtë zonë të mrekullueshme.

Italinë e mbaj në shpirt. Ajo përfaqëson Erjolën, gruan e sotme. Më ka mësuar vlera të mëdha njerëzore, si dhe bukurinë e artit dhe të traditës. Për mua përfaqëson një botë të veçantë".

Për Erjola pija e verës është si një vepër arti pasi në çdo shishe ka një rrëfim, si në një pikturë të madhe që shpreh ndjenja, ka histori. Mendoj se vera dhe arti qëndrojnë në harmoni dhe se vera dhe arti janë një urë lidhje që bashkon njerëzimin.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH