Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kamëz ku në oborrin e shkollës 9-vjeçare “Ibrahim Basha”dhe në truallin përreth qendrës shëndetësore është shndërruar në tokë bujqësore, ku aktualisht është mbjellë misër.Sipas banorëve,toka publike është përdorur për qëllime private pa leje,duke ngritur pikëpyetje mbi kontrollin institucional dhe mbrojtjen e hapësirave publike.
Sipas denoncimit, brenda institucioneve në kohë të ndryshme janë futur edhe bagëtitë.
Banorët kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve për t’i dhënë zgjidhje këtij absurditeti dhe kthyer shkollën dhe Qendrën Shëndetësore në funksion të nxënësve dhe qytetarëve.