Sociale

HISTORI SUKSESI/ Dy diploma në të njëjtën kohë për Erda Dervishi, në Durrës e në “La Sapienza”

Shkruar nga Liberale

 

HISTORI SUKSESI/ Dy diploma në të njëjtën kohë për

Erda Dervishi e nisi rrugëtimin e saj akademik në Shqipëri, por u diplomua në një master të përbashkët mes universitetit të Durrësit dhe universitetit “La Sapienza” në Romë.
Ajo bëri realitet një ëndërr për të dhe të rinjtë ambiciozë që nuk kanë mundësi, apo nuk duan të largohen për studime jashtë vendit.

Si degë m’u sugjerua nga universiteti, pasi ka qenë viti i parë që futet diploma e dyfishtë, ku në bashkëpunim me ‘La Sapienza’, ne kishim mundësi që të studionim në Durrës dhe më pas t’i transferonim studimet në Romë“, thotë ajo.

Erda nuk ishte vetëm pjesë e programit të diplomave të dyfishta, që ende numëron pak studentë, por ajo e përfundoi atë me vlerësimin më të lartë të mundshëm nē universitetin prestigjoz italian.

Në auditorët ku nisi gjithçka, Erda ka lënë pas gjurmë të dukshme, atë të ekselencës dhe një diplome të dyfishtë që vlen, njësoj si të kishte studiuar në Itali.

Nga auditorët e Durrësit, në sallat historike të Romës, suksesi i Erdës tregon se dija nuk ka kufij dhe se ëndrrat europiane, shpesh, nisin pikërisht këtu.

HISTORI SUKSESI/ Dy diploma në të njëjtën kohë për

 

 

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH