Sociale

FOTO HISTORIKE/ Tregtia e jashtme në vitet e SOCIALIZMIT, Shqipëria në ’80 e dyta në botë në eksportin e kromit

Shkruar nga Liberale

FOTO HISTORIKE/ Tregtia e jashtme në vitet e SOCIALIZMIT, Shqipëria


Kamionë me produkte gati për eksport në fillim të viteve ‘1980

Ndërsa para çlirimit të vendit Shqipëria importonte pothuajse çdo gjë, pas çlirimit, sipas kronikave të kohës, janë bërë ndryshime rrënjësore edhe në strukturën e importit. “Vendi ynë tani prodhon drithrat e nevojshme. Po kështu në vend plotësohen deri 95 për qind të nevojave të pjesëve të ndërrimit dhe 85 përqind të nevojave me mallra të, konsumit të gjerë. Vendi ynë importon lëndë të parë për industrinë, makineri e pajisje, linja e objekte që i shërbejnë zhvillimit të forcave prodhuese”, shkruhej në mediat e kohës.

Shqipëria pretendonte se kishte zhvilluar industrinë përpunuese dhe në fakt të dhënat tregojnë se falë eksporteve bëheshin shkëmbime tregtare me afro 60 vende të Evropës, të Azisë, të Afrikës e të Amerikës Latine. Një peshë të ndjeshme në eksportet tona zënë mineralet (kromi, hekur-mikeli, bakri, bitumi, etj.)

FOTO HISTORIKE/ Tregtia e jashtme në vitet e SOCIALIZMIT, Shqipëria

Ndërsa kronikat e kohës shoqëroheshin edhe me propagandë, ndërsa krahasoheshin me vitet e kohës së Mbretit Zog.

“Marrëdhëniet tregtare me vendet e tjera kanë ardhur duke u zgjeruar, bashkë me ekonomin e vendit. Në krahasim me vitin 1938, ato janë zgjeruar në këtë mënyrë: më 1960 shtatë herë, më 1970 rreth 13 herë, më 1975 rreth 23,5 herë, më 1980 rreth 35 herë. Struktura e eksportit dhe e importit ka ndryshuar rrënjësisht. Sot Shqipëria eksporton mineral dhe koncentrat kromi, ferro-krom, energji elektrike, hekur-nikel, benzinë, gazoil, bitun nafte, bakër e tela bakri, profile hekuri, mineral e koncentrat piriti, koncentrat nikel silikati, boksite, dolomite, olivenite, prodhime të industrisë së lehtë e ushqimore, të industrisë kimike (sodë e kalçinuar, hiposulfit, fluoro-silikat, selen, acide), material ndërtimi (çimento, pllaka mermeri), konfeksione e trikotazhe, artikuj lëkure e plastmasi, qilima, sixhade, punime të artizanatit, esenca e vajra aromatike, duhan e cigare, fruta e perime të freskëta e të konservuara, konjak, verëra, etj”.

FOTO HISTORIKE/ Tregtia e jashtme në vitet e SOCIALIZMIT, Shqipëria

Vëllimin më të madh të mineraleve për eksport sipas informacioneve zyrtare të vitit 1980 e zinte kromi. Vendi ynë zë vendin e dytë në botë në eksportin e kromit. Kromi ynë është me përmbajtje 42% Cr203 dhe ka një raport krom-hekur 3:1.

Për prirjen e përmirësimit të vazhdueshëm të strukturës së eksportit tonë flet edhe fakti se në vitin 1980 eksporti i mallrave të përpunuara zuri 70 për qind të volumit të përgjithshëm të eksportit.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH