Politikë

Rama dhe Mitsotakis gjejnë “PAQE”, Greqia kërkon ujë nga 'Syri i Kaltër'

Shkruar nga Liberale

Rama dhe Mitsotakis gjejnë “PAQE”, Greqia kërkon ujë

Shqipëria shihet nga Greqia si një mundësi "shpëtimi" për problemin e ujit të pijshëm për dy zona problematike; Korfuzi dhe Lefkada.

Media greke CorfuPress, shkruan se një iniciativë e Guvernatorit të Qarkut, Yiannis Trepeklis, raportohet se ka marrë ”dritën jeshile” për importin e ujit nga burimet në Syrin e Kaltër të Shqipërisë.
 
E njëjta media shkruan se edhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis i tha ”po” perspektivës së ujit nga Syri i Kaltër.
 
"Transferimi i ujit nga Syri i Kaltër i Shqipërisë përmes një tubacioni nënujor drejt Korfuzit u diskutua gjatë takimit të Guvernatorit të Qarkut të Ishujve Jon me kryetarët e bashkive të ishullit. Për sa i përket mundësisë së bashkëpunimit ndërshtetëror për furnizimin me ujë të ishullit tonë, qeveria duket se konsideron se një perspektivë e tillë nuk do ndikohet nga tensionet ndoshta të përkohshme të krijuara mes dy vendeve", shkruan media greke.

Madje përmendet edhe një projekt të përfolur disa vite më parë, ku Italia flitej se do të furnizohej me ujë nga burimet e Gjirokastrës.

Projekti, i financuar nga qeveria italiane, do të konsistonte në ndërtimin e një tubacioni nëndetësor 85 km të gjerë dhe 120 km të gjatë, me një kosto prej rreth 1 miliard euro. 

Qëllimi do të ishte transporti i 150 milionë metër kub ujë në vit drejt Pulias nëpërmjet një tubacioni që do të kalonte përmes detit dhe që pikën më të thellë do ta kishte 850 metra nën ujë.

Rama dhe Mitsotakis gjejnë “PAQE”, Greqia kërkon ujë

Nga ky projekt, sipas Corriere della sera, do të përfitonte Italia, e cila vitet e fundit po përballet me një thatësirë të pashoqe, por edhe Shqipëria, e cila do të përfitonte nga hapjan e rreth 8 mijë vendeve të reja pune.

Megjithatë, edhe pse projektit iu dha "ok" nga qeveria shqiptare që në vitin 2022, ende nuk është marrë asnjë hap drejt finalizimit. Ndërsa për çështjen e dërgimit të ujit në Greqi, ende nuk ka asnjë konfirmim nga pala shqiptare.

E po ashtu, as nuk pritet. Kjo pasi ditët e fundit, me shkarkimin e Fredi Belerit si kryebashkiak të Himarës, tensionet mes dy vendeve janë rritur, ndaj çështja e ujit duket se do të presë edhe këtë verë./Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH