Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe dy bashkëpunëtorët e tij të arrestuar për abuzime me fondet e Bashkimit Europian, dolën këtë të shtunë para gjykatës, që në orën 12:30, seanca e cila po vijon ende.
Ndërkohë pritet që sot në GJKKO të mbahet një seancë e gjatë maratonë
Në këtë seancë, e cila ishte parashikuar që të mbahej dje, po bëhet rivlerësimi i masave të sigurisë, 3 me arrest me burg dhe dy arrest shtëpie. Burime për mediet bëjnë me dije se Beqaj ka kundërshtuar fortë akuzat e SPAK në seancën e sotme.
Kujtojmë se përveç, Beqajt u arrestuan dhe Ermal Kurtulaj, krahu i tij i djathtë i tij dhe Alfred Nikolla. Beqaj u arrestua lidhur me shpërdorimin e fondeve të BE-së, përmes agjencisë Saspak, të cilën ish-ministri i Shëndetësisë e drejtonte, edhe pse më parë ndaj tij, SPAK kishte nisur hetimet lidhur me koncesionet në shëndetësi.
Ish-ministri socialist i shëndetësisë, Beqaj, ishte prej shumë muajsh me statusin e personit nën hetim dhe paraqitej çdo të premte në Prokurorinë e Posaçme.