Politikë

Mëngjesi e gjen ish-ministrin Ilir Beqaj në dyert e SPAK

Shkruar nga Liberale

Mëngjesi e gjen ish-ministrin Ilir Beqaj në dyert e SPAK

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqitur sërish sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, për t’u marrë në pyetje nga Policia Gjyqësore e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Theksojmë se Beqaj po hetohet nën masë sigurie “detyrim paraqitje dhe ndalim i daljes jashtë shtetit” për shpërdorim detyre dhe shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike, vepra penale të kryera në bashkëpunim.

Hetimi bën fjalë për shkeljet e pretenduara nga SPAK, në koncesionin e sterilizimit me vlerë 100 milionë euro dhe afat 10-vjeçar, të fituar nga biznesmeni Ilir Rrapaj, tashmë i arrestuar bashkë me ish-zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj.

Ish-ministri është thirrur edhe më herët nga prokurorët e SPAK për të dëshmuar në lidhje me koncesionin e sterilizimit.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH