Politikë

MEDIAT TURKE/ Erdogan bisedë telefonike me Ramën: Ja si u vlerësuan marrëdhëniet e fundit mes dy vendeve

Shkruar nga Liberale

MEDIAT TURKE/ Erdogan bisedë telefonike me Ramën: Ja si u

Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan dhe kryeministri Edi Rama kanë zhvilluar një bisedë telefonike ku në fokus kanë qenë marrëdhëniet dypalëshe si dhe çështjet rajonale dhe globale.

“Anadolu” raporton se zyra e komunikimit e Turqisë ka njoftuar se Erdogan ka thënë se marrëdhënia mes Turqisë dhe Shqipërisë është në një nivel të avancuar dhe se bashkëpunimi në industrinë e mbrojtjes do të forcohet më tej përmes kontakteve tregtare, ekonomike dhe ushtarake.

“Udhëheqësi turk iu referua përpjekjeve të FETO-s për të fituar një terren në Shqipëri, duke shprehur besimin se shteti ballkanik do të vazhdojë të punojë drejt eliminimit të strukturës së grupit në sektorët e tij arsimor, shëndetësor dhe fetar”, shkruan “Anadolu”.

“FETO dhe lideri i saj, Fethullah Gulen, orkestruan grushtin e shtetit të dështuar të 15 Korrikut 2016 në Tuqi, në të cilin 252 persona humbën jetën dhe 2.734 të tjerë u plagosën”, vijon artikulli.

FETO-ja gjithashtu akuzohet se qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.

Liberale Newsroom

Kabineti ‘RAMA 4’ duhet të ketë ministra:

  • 1. Politikë!
  • 2. Teknikë!
SHQIPENGLISH