Politikë

Kërkoi lirinë me kusht, shtyhet seanca gjyqësore për Fredi Belerin, ja arsyeja

Shkruar nga Liberale

Kërkoi lirinë me kusht, shtyhet seanca gjyqësore për Fredi

Fredi Beleri është paraqitur sot në gjykatën e Fierit për kërkesën e lirimit me kusht.

Seanca e parë ishte planifikuar të zhvillohej më 25 korrik, por nuk u mor asnjë vendim për shkak se Drejtoria e Burgjeve nuk paraqiti raportin e vlerësimit pasi mungonte dëshmia e penalitetit.

Ditën e sotme Beleri qëndroi vetëm 20 minuta në ambientet e Gjykatës së Fierit dhe u kthye përsëri në burgun e sigurisë së lartë në Fier, për shkak të mungesës së dokumentacionit.

Beleri u përfaqësua nga avokati Geni Gjyzari, ndërsa gjyqtari ishte Alfred Konomi.

Seanca e radhës do të zhvillohet në datë 31 korrik.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH