Elisa Spiropali ka publikuar një foto nga Himara, një ditë përpara zgjedhjeve ku shfaqet krah kandidatit socialist, Vengjel Tavo.
Krah Spiropalit shihet kandidati për Bashkinë e Himarës, Vengjel Tavo, dhe dy deputetë socialistë, Damian Gjiknuri dhe Blendi Klosi.
“Mes miqsh, në Himarën e bukur”, shkruan ajo në postimin në Facebook.
Spiropali e ka publikuar foton një ditë para zgjedhjeve të 4 gushtit për Himarën, që sipas rregullores është heshtje zgjedhore. Zgjedhjet e parakohshme në Himarë zhvillohen pas arrestimit të Fredi Belerit.