Politikë

Flutura Açka për rezolutën e PS-së: Këta që shkatërruan pragun e SPAK-ut, do të luftojnë korrupsionin?!

Shkruar nga Liberale

Flutura Açka për rezolutën e PS-së: Këta që

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Flutura Açka ka reaguar për rezolutën e PS, të cilën e cilëson si hipokrite.

Në një postimi në rrjetet sociale, Açka ngre pikëpyetje për propozuesit, duke u shprehur se do luftojnë korrupsionin ata të cilët kanë dhunuar institucionin e Parlamentit, kanë një grup parlamentar në burg, si dhe shkatërruan pragun e SPAK me amnistinë penale.

“Këta që shkatërruan pragun e SPAK-ut me ligjin é Amnistisë Penale, do të luftojnē korrupsionin?! Këta që luftojnë çdo deputet opozitar që nuk iu pëlqen me forma perfide, që i dhanë jetë rebelimit kinseopozitar me qëllimin për të shkatërruar Opozitë duke blerë në tregun e mallit të përdorur politik me qëllim që të sigurojnë pushtetin e tyre, do të luftojnë korrupsionin?!”, shkruan ndër të tjera Açka.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH