Politikë

Flet për LIBERALE.AL Fatbardh Kadilli: Një levizje mund të prodhojë Parti, por një parti nuk prodhon kurrë një lëvizje

Shkruar nga Reldar Dedaj
Flet për LIBERALE.AL Fatbardh Kadilli: Një levizje mund të

Fatbardh Kadilli tregon se “Inisiativa Demokratike” është një lëvizje e re politike, por jo një parti politike. Ajo është shpallur publikisht në shtator të 2021 dhe për kohën, sipas tij, ishte një risi që mund të krijonte një strukturë të panjohur më parë në PD, duke shfrytëzuar hapësirat statutore.

I pyetur nga Liberale.al, për më shumë rreth këtij projekti, Kadilli tha se në kohën kur u propozua një ide e tillë, PD ishte ende e bashkuar, por krisja sapo kishte filluar. Ai thotë se grupi që e mbështeti që në krye të herës një projekt të tillë politik, pati qartësinë politike në atëkohë, për të kuptuar dhe paralajmëruar se Berisha dhe Basha do ta ndanin dhe zvogëlonin Partinë Demokratike.

“Ne shpallëm rrugën e tretë As/As. Sepse që me Manifestin për ringritjen e PD ne kishim moton – Një Parti më e madhe se Kryetari. Një Parti më e madhe se Vetvetja”, tregon ai.

Sipas tij, personat që nuk mendojnë si Berisha, por as si Basha, kanë shansin për t’iu bashkuar një lëvizje politike që gjallon mbi bazën e disa ideve që veprojnë, me qëllimin për ta bërë PD-në, më të madhe se emri i një kryetari dhe sigurisht, edhe më e madhe se vetë emri i partisë.

Ai thekson se iDE është një lëvizje politike dhe duhet të ngjizët si duhet si lëvizje dhe ata që do të bashkohen, sipas tij, kanë gjithë të drejtën të marrin vendimet për një formacion politik, zgjedhjet, tregon ai, janë përballja e natyrshme e çdo formacioni politik.

“Një lëvizje mund të prodhojë një parti, por një parti s’e bën dot një lëvizje. Nëse ajo shndërrohet menjëherë në parti, nuk do të bëjë kurrë një lëvizje. Ky është qëndrimi im”, thotë Kadilli.

Ideja e një lëvizje të tillë politike sipas tij është e vetmja rrugë për të rindërtuar një opozitë tërësisht ndryshe, një opozitë që të jetë nesër një alternativë fituese./Liberale.al/

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH