Politikë

Berisha paraqitet në SPAK, akuza Dumanit: Avokati kryesor i krimit elektoral

Shkruar nga Liberale

Berisha paraqitet në SPAK, akuza Dumanit: Avokati kryesor i krimit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme sot më 4 gusht për të firmosur detyrimin e paraqitjes para OPGJ-së.

Në dalje nga dyert e SPAK, kreu i demokratëve pati një deklaratë ku tha se i kishte lënë një mesazh kreut të SPAK-ut, Altin Dumani.

“Altin Troplinit alias Dumani është një mashtrues publik i rangut më të lartë i njëjtë me Ramaduron, deklaroj se paditë e sjella në SKAP me dhjetëra e dhjetëra padi për krime elektorale, pati amoralitetin e plotë, të mashtrojë shqiptarët se këto padi nuk kishin prova. E garantoj se do përgjigjet para shqiptarëve për këtë mashtrim publik dhe se parlamenti, opozita do të nisë punën pikërisht me zbërthimin e këtij mashtrimi publik”, tha Berisha, sipas të cilit, në këtë mënyrë, ai është “avokati kryesor i krimit të shëmtuar elektoral”.

Një tjetër temë ku u ndal Berisha ishin edhe komentet e kreut të SPAK-ut për çështjen ndaj Thoma Gëllçit.

“Në një mashtrim të pacipë u deklaroi shqiptarëve se Strasburgu për çështjen Gëllçi, u dezinformua Strasburgu se gazetari Gëllçi nuk u dorëzua, por u arrestua. Ordiner e ka pak ta quash këtë. Pra në vend që të kërkojë ndjesë publike për masat represive që urdhëroi ndaj gazetarit Gëllçi mashtron shqiptarët sikur gjykata ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka vendosur mbi bazën e mashtrimit, çka nuk mund të ndodhë kurrë”, tha ish-demokrati Berisha.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH