Politikë

Berisha del nga SPAK, zbulon çfarë MESAZHI i la Altin Dumanit

Shkruar nga Liberale

Berisha del nga SPAK, zbulon çfarë MESAZHI i la Altin Dumanit

Pasi doli nga ambientet e SPAK, ku u paraqit mëngjesin e sotëm në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, Berisha tregoi për gazetarët se i la një mesazh kreut të këtij institucioni, Altin Dumanit.

Berisha: Amnistimi i krimit elektoral nga Dumani dhe Skapi i partisë është krimi antikushtetues dhe antidemokratik më i madh në historinë e pluralizmit politik. Është atentati më i rëndë ndaj zgjedhjeve të lira. Ua lashë aty!

Më 3 janar të këtij viti Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin riktheu masën e sigurimit personal “detyrimin për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, i marrë i pandehur nga SPAK për veprën penale të korrupsionit pasiv lidhur me çështjen “Partizani”.

Ai duhet të paraqitet në SPAK të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji./vizionplus.tv

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH