Politikë

Apeli i dha vulën Berishës/ Basha: Vendim skandaloz! Tango mes Ramës dhe ish-kryeministrit, do të mbrojë familjen e tij

Shkruar nga Liberale

Apeli i dha vulën Berishës/ Basha: Vendim skandaloz! Tango mes

Një javë nga gjyqi i Apelit, ku vula e PD-së i kaloi ish kryeministrit Sali Berisha dhe grupimit të Rithemelimit, Lulzim Basha e cilësoi vendimin e gjykatës si skandaloz.

Në një intervistë për Report TV, kryedemokrati u shpreh se do ta ankomojnë vendimine Apelit, ndërsa shtoi se "SHBA është aty ku ka qenë për Non Gratën."

‘SHBA është aty ku ka qenë për Non Gratën. Vendim skandaloz pasi u la në fuqi vendimi i Zhukrit të famshëm i shkarkuar nga vettingu, e ankimojmë. Lojë mes kryeministrit dhe ish kryeministrit. Kam komunikim të pandërprerë me përfaqësues të SHBA-ve. 

Ka marra trajtat e një loje, me kryeministrin dhe ish kryeministrin. Nuk ka asgjë që tu thotë shqiptarëve, ka investuar në këtë mekanziëm. I ka dhënë Berishës sallat e kryebashkiakëve socialiste, oligarkët. Sepse duke mbajtur Berishën diksursin e vetëm të opozitës, siguron pushtetin e tij. Njerëzit kanë nevojë për alternativë dhe zgjidhje. Me ndihmën e Berishës, Rama e mban debatin aty. Berisha mjaftohet të njihet nga Rama si kundër part. Vijon prej 2008. Më 1 qershor shpalosëm alternativën duke kthyer PD në qëndrën e djathtë.

Programi ynë antikorrupsion, e vetmja forcë që mbëhstet SPAK dhe drejtësinë. Kthimi i KLSH në një gjykatë auditi me vendime ekzekutive. Me krijimin e njësisë për kthimin e pasurisë së vjedhura shqiptarëve.

Në vend që të flasim për problemet ne flasim nga mëngjesi në darkë për Berishën.

Gjykata ka folur, ne nuk kemi luftë për logo, karrige, vulë. Dikush tjetër ka këtë luftë, sepse nuk ka për ça të luftojë tjetër, për të mbrojtur familjen. Edi Ramën e mban në lojë kjo tango për Sali Berishën. Pse të mos më pyesësh për programin tonë. Sepse debatin publik Rama me ndihmën e Berishës do ta mbajë te kjo tango, vula logo.  Nuk ka shpresë për të ardhmen e shqiptarëve. Debatin e logos e kemi refuzuar para 11 qershorit, e refuzojmë sot."- u shpreh Basha.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH