Politikë

Adriatik Lapaj nuk dorëzohet, ankimon në Kolegjin Zgjedhor vendimin që i mohon mandatin e deputetit

Shkruar nga Liberale.al

Adriatik Lapaj nuk dorëzohet, ankimon në Kolegjin Zgjedhor vendimin

Kryetari i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” (NSHB), Adriatik Lapaj, nuk e pranon vendimin që e lë jashtë Kuvendit dhe ka ndërmarrë hapin e radhës ligjor për të rikthyer mandatin që pretendon se e ka fituar në zgjedhjet e 11 majit për qarkun e Tiranës.

Pas vendimit të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), që më 30 korrik ia kaloi mandatin Ana Dajkos – emri i parë në listën e mbyllur të NSHB-së – Lapaj ka vendosur ta çojë çështjen në Kolegjin Zgjedhor.

Ai ka depozituar sot (4 gusht) padinë ndaj vendimit të KAS në tërësi dhe pjesërisht kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), duke kërkuar rikthimin e mandatit që sipas tij i takon.

Me vendimin e KAS, jo vetëm Lapaj mbeti jashtë Kuvendit, por edhe Kleana Xhuveli – një tjetër emër nga NSHB – humbi shansin për të hyrë në Parlament, pasi mandati i vetëmi i fituar nga kjo forcë në Tiranë i kaloi Ana Dajkos.

Tashmë pritet që Kolegji Zgjedhor të shqyrtojë padinë dhe të japë vendimin përfundimtar lidhur me mandatin që ka sjellë përplasje brenda koalicionit NSHB.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH