Kronikë

Zbulohet DINAMIKA e sherrit brenda “Fan Nolit” që çoi në vrasjen e Martin Canit/ 14-vjeçari u kërcënua me ‘buqetë lulesh’

Shkruar nga Liberale

Zbulohet DINAMIKA e sherrit brenda “Fan Nolit” që çoi

Oficerja e sigurisë me inicialet J. K., e cila e ushtronte këtë detyrë në shkollën “Fan Noli’ prej një viti e gjysmë, tregon se menjëherë pasi u informua për konfliktin mes nxënësve, ka njoftuar drejtoreshën e shkollës “Fan Noli”, mësuesen kujdestare dhe psikologen.

Burimet për mediat bëjnë me dije se oficerja kishte mësuar për sherrin mes Mario Përlleshaj, autori i arrestuar, dhe viktimës Martin Cani nga një mësuese që dëgjoi tonet e larta mes tyre e sharjet për mamatë.

“Shkova në tualet dhe vura re që nxënësit nuk ishin atje. Më pas thirra Martin Canin që më tha se kur kishte hyrë në këto ambiente kishte sharë kot dhe se shtetasi Mario Përlleshaj e kishte marrë personale me të. Thirra Marion dhe më tha se nuk kishte asnjë problem me të, të dy ishin të qetë me njëri-tjetrin”, shprehet oficerja për grupin e hetimit. Por mbas orës së 6 të mësimit ajo mori dijeni për krimin e ndodhur.

14-vjeçari i akuzuar për vrasje në rrethana cilësuese të fëmijës, shprehet në dëshmi se e njihte Martinin si një nxënës të klasë së 9 paralele. “Nuk kam patur konflikt më parë. Atë ditë dola nga shkolla isha së bashku me shokun tim. Në atë moment më thirri Martini i cili ishte me dy apo më shumë persona që nuk i njihja. U ndava nga shoku im dhe u afrova te Martini që më tha të shkoja me të, të sqarohesha, pa më thënë çfarë. Ecëm përpara dhe shokët e tij na ndiqnin pas. Pasi ndaluam më goditën”, deklaron Mario, i cili këmbëngul se nuk mban mend të ketë përdorur thikë.

Por shoku i Martinit të vogël, Luisi, që mbeti i plagosur gjithashtu, përshkruhet nga dëshmitarët e tjerë të mitur se ishte personi i parë që qëlloi me grusht në gjoks Marion. Luisi tregon se gjatë momenteve të sqarimit mes fëmijëve teksa po ecnin dëgjoi pyetjen “o çuna a dini ndonjë vend ku blihen buqeta me lule?”

Kujtojmë se Mario Përlleshaj vazhdon të mbahet në burgun e të miturve, edhe pse ka kërkuar disa herë heqjen e masës së sigurisë ndaj tij.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH