Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për Ermalinda Ramën, nënën e saj Valbona Rama dhe bashkëpunëtorin e 26-vjeçares, Çlirim Dogani.
Sipas hetimeve të deritanishme, Anesti Rama është mbytur me tel nga e bija 26-vjeçare, Ermalinda Rama si edhe i dashuri i saj 55-vjeçar, Çlirim Dogani, ndërkohë që e ëma e 26-vjeçares, Valbona Rama (njëkohësisht bashkëshortja e Anesti Ramës) ka ndihmuar ne pastrimin e gjurmëve te krimit dhe fshehjen e provave.
Ata dolën para trupit gjykues të përbërë nga gjyqtar Klodiana Keyeziu dhe prokurore Lorena Sallillari ku do të njihen me masat e sigurisë. Të tre akuzohen për vrasjen makabre të 56-vjeçarit, i cili fillimisht mësohet se është goditur në organet gjenitale me sende të forta dhe më pas është mbytur me tel.