Fushë-Krujë – Një 23-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia pasi u kap duke transportuar ilegalisht 5 të mitur nga Egjipti, me qëllim kalimin e kufirit drejt vendeve të Bashkimit Europian.
I riu, me iniciale A. M., braktisi automjetin me të miturit pranë zonës së Tapizës, në aksin rrugor Tapizë–Fushë-Krujë, dhe u largua.
Policia ka nisur punën për kapjen e tij, ndërsa dy persona të tjerë të dyshuar si bashkëpunëtorë janë marrë nën hetim. Rasti është referuar në prokurori për veprime të mëtejshme.