Futbollisti i ekipit të Flamurtarit, Sodiq Atanda është plagosur me thikë gjatë një tentative për ta grabitur pasditen e sotme në Vlorë.
31-vjeçari nga Nigeria ka rënë pre e një grabitje në rrugët e qytetit bregdetar. Mësohet se ai është transportuar drejt spitalit të Vlorës, ku po merr ndihmë mjekësore.
Dyshohet se ai fillimisht është sulmuar nga një ose më tepër persona, të cilët e kanë dhunuar duke e goditur brutalisht me grushte dhe shkelma, dhe gjatë tentativës për ta grabitur, e kanë qëlluar me thikë.
Pasi është mjekuar në spital, për një plagë jo serioze, futbollisti është shoqëruar në komisariat ku ka rrëfyer ngjarjen.
Raportohet se policia ka arritur të identifikojë autorin dhe po punon për kapjen e tij.