Kronikë

“Me 200 km/h, automjeti u nda në dysh”/ ZBULOHET foto e DJ shqiptar që humbi jetën në një aksident me “Ferrari” në Itali

Shkruar nga Liberale

 

“Me 200 km/h, automjeti u nda në dysh”/ ZBULOHET foto e DJ

Hysni Qestaj, i njohur për të gjithë si “Dj Style Q”, humbi jetën pas një aksidenti me automjetin e tij “Ferrari”, në Itali.

40-vjeçari kishte performuar gjithë natën para tragjedisë në Jukebox në Sion të Zvicrës.

Ngjarja ndodhi më 1 prill, në veri të Italisë, kur DJ shqiptar po udhëtonte me shpejtësi me “Farrari” dhe humbi kontrollin e automjetit e u përplas me anësoret e rrugës.

“Me 200 km/h, automjeti u nda në dysh”/ ZBULOHET foto e DJ

Sipas mediave italiane, ai ishte pronar i Ferrarit GT C4, i bardhë, i cili pas përplasjes mori flakë të dielën e Pashkëve në rrugën Torino-Aosta.

Ndonëse ende po priten rezultatet e testit të ADN-së, tashmë është e sigurt se ai po drejtonte makinën duke udhëtuar drejt Aostës.

Në sediljen e pasagjerit të DJ-it 40-vjeçar, një shqiptar i Kosovës, i cili jetonte në Villeneuve të Zvicrës, ishte një grua, e cila gjithashtu vdiq pas aksidentit dhe ende nuk është identifikuar. 

Megjithatë, një gjë është e sigurt: gruaja që vdiq së bashku me DJ-in shqiptar të Kosovës nuk ishte gruaja e tij.

Sepse bashkëshortja e Hysni Qestajt nuk ndodhet në Itali, por ndodhet në Kosovë, së bashku me fëmijët e çiftit përkatësisht 11 dhe 14 vjeç.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH