Kronikë

Leskovik, i shpërthen bombula e gazit në shtëpi 67-vjeçari përfundon në spital

Shkruar nga Liberale

Leskovik, i shpërthen bombula e gazit në shtëpi 67-vjeçari

Një 67-vjeçar është plagosur në shtëpinë e tij në Leskovik pas shpërthimit të një bombole gazi, që përdorej për gatim.

“Rreth orës 13:00, në banesën e shtetasit Dh. N., 67 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer një bombël, që përdorej për gatim”,- njofton policia.

Si pasojë është dëmtuar  67-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve dhe aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor është në vendngjarje, ku po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH