Kronikë

Shpërthim i fuqishëm në mes të Tiranës, policia jep detajet

Shkruar nga Liberale
Shpërthim i fuqishëm në mes të Tiranës, policia jep

Një shpërthim i fortë tronditi kryeqytrtin mbrëmjen e sotme.
Policia është njoftuar për këtë informacion, por ende nuk ka një adresë fikse, por dihet vetëm se zhurma është dëgjuar në zonën e Myslym Shyrtit.

Nga informacion e para mësohet se shpërthimi ka ndodhur ngjitur me fushat e tenisit, në një kantier në ndërtim.

Policia sqaron se është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike dhe dyshohet se si pasojë nuk ka dëme materiale dhe as të lënduar. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vazhdon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH