Kronikë

Kërcënonte familjarët se do t’i vriste me kallashnikov, në pranga 41-vjeçari i armatosur si në "luftë"!

Shkruar nga Liberale

Kërcënonte familjarët se do t’i vriste me kallashnikov,

Një 43-vjeçar ra në pranga pasi akuzohet se kërcënonte me jetë familjarët e tij

Pas njoftimit se një shtetas po kanoste me kallashnikov familjarët në banesën e tyre, në fshatin Qerekë, kanë shkuar në vendngjarje.

Si rezultat i ndërhyrjes, u vendos në pranga autori Ervis Visha, duke u  parandaluar një ngjarje kriminale.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, 41-vjeçarit u gjet kallashnikovi me të cilën dyshohet se kanosi familjarët, si dhe 2 armë gjahu.

Krujë/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, parandalon ngjarje kriminale në një familje në fshatin Qerekë.

Arrestohet një 41-vjeçar që kanoste për jetën, familjarët e tij.

Në banesën e tij, u gjetën 3 armë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, sapo janë njoftuar se një shtetas po kanoste me armë zjarri kallashnikov, familjarët, në banesën e tyre, në fshatin Qerekë, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje.

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë dhe veprimeve policore profesionale, u vu në pranga autori i rastit, shtetasi E. V., 41 vjeç.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjet arma e zjarrit kallashnikov me të cilën dyshohet se kanosi familjarët, si dhe 2 armë gjahu.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH