Kronikë

"Ishte shumë grua e mirë, jetonte vetëm", flasin kushëriri dhe fqinji i 52-vjeçares së vrarë në Pogradec

Shkruar nga Liberale

"Ishte shumë grua e mirë, jetonte vetëm", flasin

Një 52-vjeçare është gjetur e vdekur në apartamentin e saj në Pogradec, ndërsa dyshohet se ajo është vrarë pasi i janë gjetur shenja dhune dhe plagë në trup.

Të dhënat e reja janë zbuluar për Ilirjan Selmanin, 37-vjeçarin që dyshohet si autori i vrasjes së 52-vjeçares Kozeta Teço në qytetin e Pogradecit. Sipas burimeve të siguruar, viktima dhe autori kishin një marrëdhënie intime prej gati 8 vitesh.

Për Euronews Albania kanë folur fqinjët e 52-vjeçares dhe po ashtu nga njëri prej kushërinjve të saj. Sipas të dy personave të intervistuar, fqinjit dhe kushëririt, të dy thonë se zonja ka qenë grua e mirë dhe nuk dinë asnjë gjë mbi ndonjë konflikt të mundshëm të saj.

Djali i xhaxhait të saj thotë se jeton në Angli dhe kishte ardhur për vizitë te vëllai i tij, kur morën njoftimin për vdekjen e 52-vjeçares Kozeta Teço.

“Thotë se nuk di nëse ajo ka pasur konflikte dhe se nuk ndërhyn dot në gjëra që nuk i lejohet. Ai thotë se ka 20 vite që ka ikur nga këtu dhe jeton në Angli, por ka tre ditë që ka ardhur te vëllai i tij në fshatin Nivic. E di shteti se çfarë ka ndodhur me të, unë jam me shtetin të japë dhe të bëjë drejtësi. Nuk ndërhyj dot te punët e të tjerëve.”

Edhe një fqinj i Kozetës ka thënë se nuk di gjë fare dhe se ka dalë nga banesa në 4 të mëngjesit dhe çdo gjë po e kuptonte tani që po flet me gazetarët, ndërsa thotë se ajo ka qenë grua shumë e mirë dhe jetonte vetëm.

“Ishte shumë grua e mirë, jetonte vetëm. Unë dola nga banesa rreth orës 04:30 të mëngjesit dhe ika në Maqedoninë e Veriut, ku u vizitova me gruan për problemet me zemrën. Nuk kam parë zjarr apo asgjë të dyshimtë dhe nuk di asgjë për ngjarjen. Tani që po më pyesni ju, po e marr vesh. Ajo shikonte punët e saj, nuk kam informacion nëse ka pasur ndonjë konflikt. Di vetëm që dje ka qenë motra e saj, e cila jeton në Tiranë. Nuk di më shumë, pasi unë isha në Maqedoninë e Veriut. Jam komshi këtu dhe tani po mësoj për ngjarjen.”

Ndërsa detaje të reja vijnë nga ngjarja, ku sipas korrespondentit tonë në Korçë, Xhensil Shkëmbi, janë gjetur një palë rroba, për të cilat policia dyshon se i përkasin të dyshuarit për ngjarjen e rëndë në Pogradec.

Ai thotë se pas këqyrjes së kamerave të sigurisë të një biznesi përballë kazanit të mbetjeve urbane, policia ka kontrolluar kazanin e mbeturinave, ku ka gjetur një palë pantallona që mendohet të jenë të personit të dyshuar për vrasjen e Kozeta Teços.

 

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH