Kronikë

I dënuar për shitje të lëndëve narkotike, arrestohet në Kakavijë 34-vjeçari

Shkruar nga Liberale
I dënuar për shitje të lëndëve narkotike, arrestohet

Policia ka arrestuar një 34-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale, prodhim dhe shitje të narkotikëve kryer në bashkëpunim.

I riu u arrestua nga blutë gjatë ditës së sotme në doganën e Kakavijës, teksa po tentonte të hynte në territorin shqiptar.

Përmes një njoftimi, policia bën me dije se Gjykata e Apelit Vlorë më datë 22.12.2016, e ka dënuar këtë shtetas me vendim penal të formës së prerë, me 3 vjet e 3 muaj e 27 ditë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
 
Njoftimi i policisë:

PKK Kakavijë

Si rezultat i verifikimit të shtetasve në hyrje/dalje dhe shkëmbimit të informacioneve me DVP Vlorë, Policia Kufitare në hyrje të RSH-së, kapi shtetasin e shpallur në kërkim Xh. Z., 34 vjeç, banues në Fier.

Gjykata e Apelit Vlorë më datë 22.12.2016, e ka dënuar këtë shtetas me vendim penal të formës së prerë, me 3 vjet e 3 muaj e 27 ditë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Në vijim të veprimeve shtetasi Xh. Z., iu dorëzua shërbimeve të DVP Vlorë, ku nga ana e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve u bë ndalimi i tij dhe referimi i materialeve për veprime të mëtejshme në Prokurori.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH