Kronikë

GJKKO finalizon dosjen ‘Revanshi’/ Në gjyq Shullazi, Avdyli dhe pjesëtarë të grupeve kriminale

Shkruar nga Liberale.al

GJKKO finalizon dosjen ‘Revanshi’/ Në gjyq Shullazi, Avdyli dhe

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur këtë të hënë dërgimin për gjykim të një dosjeje të rëndë penale që përfshin disa nga emrat më të njohur të botës së krimit në Shqipëri.

Vendimi u mor gjatë seancës paraprake nga trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Erjon Çela.

Në bankën e të akuzuarve do të ulen 14 persona, mes tyre figura të njohura si:
Astrit Avdyli, Emiljano Shullazi, Naim Stafuka, Blerim Abazi, Besian Xhixha, Enver Diva, Robert Laçi, Leonard Duka, Drianto Bardhi, Gjergji Cukali, Viktor Imeraj, Satilno Basho, Xhelil Rraja dhe Miri Bruli.

Sipas njoftimit zyrtar të GJKKO-së, të pandehurit përballen me akuza të rënda penale, të kryera në bashkëpunim dhe si pjesë e grupeve të strukturuara kriminale. Mes veprave të dyshuara janë edhe planifikimi për eliminim fizik të disa shtetasve, përfshirë inicialet D.B., V.B., P.Gj., E.M., E.G., A.G. dhe të tjerë.

Veçanërisht, Emiljano Shullazi dhe Astrit Avdyli akuzohen për organizimin e sulmeve dhe mbajtjen e sendeve të ndaluara brenda ambienteve të burgjeve.
Leonard Duka dhe Gjergji Cukali, ndërkohë, përballen me akuza për drejtim të grupeve kriminale dhe përgatitje për vrasje.

Gjykata urdhëroi formimin e fashikullit të gjykimit dhe dorëzimin e tij në sekretarinë gjyqësore brenda 10 ditëve.
Vendimi është i formës së prerë dhe nuk mund të ankimohet.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH