Kronikë

EMRI/ Kultivoi lëndë narkotike, vihet në pranga 58-vjeçari në Mallakastër

Shkruar nga Liberale

EMRI/ Kultivoi lëndë narkotike, vihet në pranga 58-vjeçari

Një parcelë hashashi është zbuluar nga Policia e Mallakastrës. Gjatë aksionit të koduar “Koordinata”, u gjetën 77 bimë narkotike kanabis sativa të kultivuara dhe u kap në flagrancë brenda parcelës 58-vjeçari Kastriot Xhemalaj.

Njoftimi i policisë:

Mallakastër/Kontrolle intensive në të gjithë territorin e rrethit, me objektiv parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Gjenden gjatë kësaj faze të planit operacional “Koordinata”, 77 bimë narkotike Cannabis Sativa.

Arrestohet në flagrancë, në parcelën ku ishin kultivuar bimët, autori i rastit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër, si rezultat i kontrolleve të kryera në kuadër të planit operacional “Koordinata”, goditën një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike.

Nga kontrollet, në fshatin Visokë u konstatua një parcelë ku ishin kultivuar 77 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, një pjesë e të cilave u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua nëpërmjet djegies.

Gjatë ndërhyrjes së Policisë, u kap në flagrancë, në parcelë, shtetasi K. Xh., 58 vjeç, i cili u arrestua për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Plani operacional policor antikanabis “Koordinata” vijon intensivisht, në të gjithë territorin e qarkut Fier.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH