Një makinë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Fier–Seman, pranë mbikalimit të trenit.
Nga informacionet paraprake mësohet se fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar.
Gjithashtu bëhet e ditur se nuk bëhet fjalë për aksident, por dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt teknik në mjet.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për të zbardhur plotësisht shkaqet e ngjarjes.