Kronikë

Arrestohet në Spanjë 34-vjeçari shqiptar Juxhin Drazhi, i kërkuar për trafik droge

Shkruar nga Liberale.al

Arrestohet në Spanjë 34-vjeçari shqiptar Juxhin Drazhi, i

Një tjetër person i shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare është vënë në pranga jashtë vendit. Policia spanjolle, në bashkëpunim të ngushtë me Interpol Tiranën dhe Interpol Madridin, ka arrestuar në Spanjë 34-vjeçarin shqiptar Juxhin Drazhi.

Drazhi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Posaçme (GJKKO), e cila në prill të vitit 2025 kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”. Ai akuzohet për disa vepra të rënda penale, përfshirë “trafikimin e lëndëve narkotike”, “pjesëmarrjen në grup të strukturuar kriminal” dhe “kryerjen e veprave penale nga organizata kriminale”.

Operacioni që çoi në arrestimin e tij është pjesë e fushatës ndërkombëtare të koduar “The Wanted”, e cila ka në fokus kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim për krime të rënda.

Autoritetet shqiptare po punojnë ngushtësisht me ato spanjolle për të finalizuar ekstradimin e Drazhit drejt Shqipërisë, ku do të përballet me drejtësinë.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH