Kronikë

Arrestohet 38-vjeçari në Tiranë, vodhi automjetin për ta shitur për pjesë këmbimi

Shkruar nga Liberale

Arrestohet 38-vjeçari në Tiranë, vodhi automjetin për ta

Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi dyshohet se vodhi një automjet gjatë orëve të natës në bulevardin “Bajram Curri”, me qëllim për ta çmontuar dhe shitur për pjesë këmbimi.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, menjëherë pas njoftimit se në bulevardin “Bajram Curri”, ishte vjedhur një automjet, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të rastit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u identifikua dhe u ndalua autori i dyshuar, shtetasi E. H., 38 vjeç, banues në Tiranë.

Automjeti i vjedhur u gjet në afërsi të banesës së 38-vjeçarit, dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale”, bëri me dije policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH