Kronikë

Aksidentohet për vdekje minatori në Bulqizë. POLICIA sqaron ngjarjen

Shkruar nga Liberale

Aksidentohet për vdekje minatori në Bulqizë. POLICIA sqaron

Një tjetër ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të mërkurë në një minierë, në Bulqizë, ku një 66-vjeçar ka gjetur vdekjen gjatë punës.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:40 të paradites, kur 66-vjeçari F.V., me detyrë ndihmës armator, është aksidentuar gjatë punës dhe për pasojë ka humbur jetën nga plagët e marra.

Me datë 06.08.2025,  rreth orës 11.40, dyshohet se është aksidentuar gjatë punës në një subjekt minerar në Bulqizë dhe ka humbur jetën, shtetasi F.V.,  rreth 66 vjeç, me detyrë ndihmës armator.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH