
Një aksident me vdekje ka ndodhur pak çaste më parë në autostradën Thumanë-Laç.
Sipas policisë, një 21-vjeçar ka përplasur me makinë një kalimtar, ende të paidentifikuar, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
21-vjeçari është shoqëruar në komisariat, teksa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.
"Më datë 14.03.2025, rreth orës 19:00, në autostradën Thumanë-Laç, automjeti me drejtues shtetasin F. T., 21 vjeç, ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar(këmbësor) i cili për pasojë ka humbur jetën", citohet nga deklarata e policisë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar për veprime të metëjshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.