Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Laç/ Zjarrfikësit nxjerrin të plagosurit nga makina

Shkruar nga Liberale

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Laç/

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ku për pasojë e goditjes së fortë, njëra nga makinat ka përfunduar në kanal.

Aksidenti i rëndë ndodhi në aksin, Lezhë-Laç.

Sipas burimeve në vendngjarje, në automjetin që goditi murin rrethues kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët u dërguan në urgjencën e spitalit Rajonal të Lezhës.

Ndërkohë është dashur ndërhyrja e policisë, punonjësve zjarrfikës dhe banorëve për të nxjerrë të dëmtuarit nga automjeti që përfundoi në kanal.

Policia ndodhet në vendngjarje, e cila po punon për shkaqet e plota të këtij aksidenti.

 

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH