Ekonomi

SHIFRA E JAVËS: Bien me 8% çmimet e apartamenteve në Itali, Greqia ul qiratë, Shqipëria rrit emigrimin

Shkruar nga Aranit Muraçi

SHIFRA E JAVËS: Bien me 8% çmimet e apartamenteve në Itali,

Të dhënat e funsit për çmimet e banesave dhe të qirave të publikuara nga Eurostat, agjencia europiane e statistikave, nxjerrin në pah paradoksin me çmimin e banesave dhe të qirave në vendin tonë.
E ndërsa sipas Censit 2023, mbi 330 mijë apartamente në pallatet e ndërtuara kohët e fundit kryesisht në Tiranë qëndrojnë stok, ndërtimet nga ana tjetër shtohen, popullsia pakësohet, si shpjegohet që çmimet e banesave në vendin tonë vijnë vazhdimisht në rritje. A e frenojnë politika të tilla emigracionin, në një kohë kur Italia së fundmi raporton ulje të çmimit të apartamenteve dhe Greqia ulje të çmimit të qirave. Rezultatet e Censit 2023 nxorën në pah shifrën dramatike; Shqipëria vazhdon të humbasë mesatarisht çdo vit 50 mijë qytetarë, të rinj dhe në moshë aktive për punë, për shkak të emigracionit. E ndërsa fenomeni ka 20 vite që nuk ndalet, cilat duhet të ishin politikat që mund ta parandalonin atë dhe e kanë dështuar qeveritë në frenimin e emigracionit masiv?

Një vështrim mbi çmimet e banesave dhe të qirave në vendet e BE, kryesisht në Itali dhe Greqi ku edhe emigrojnë më së shumtë shqiptarët, tregon se të rinjve shqiptarë u afrohet një alternativë gjithnjë e më e mirë për ta parë të ardhmen larg vendit të tyre. 

Çmimet e shtëpive dhe qiratë në BE ndoqën një model të ngjashëm midis 2010 dhe tremujorit të dytë të 2011, por tani sipas Eurostat, ato po evoluojnë ndryshe.
Ndërsa qiratë u rritën në mënyrë të qëndrueshme që atëherë deri në tremujorin e dytë të 2023, çmimet e banesave ndoqën një model tjetër, duke përfshirë ulje dhe rritje më të shpejta.

Pas një rënie të mprehtë midis tremujorit të dytë të 2011 dhe tremujorit të parë të 2013, çmimet e banesave mbetën pak a shumë të qëndrueshme midis viteve 2013 dhe 2014 në BE.
Një rritje e shpejtë u regjistrua në fillim të 2015. Çmimet e banesave u rritën më shpejt se qiratë deri në tremujorin e tretë të 2022. Që nga tremujori i katërt i 2022, çmimet e banesave ranë për 2 tremujorë radhazi përpara se të rriteshin sërish në tremujorin e dytë dhe të tretë të 2023. Një rënie e lehtë pasoi në tremujorin e katërt të 2023 përpara një rritjeje tjetër në tremujorin e parë të 2024.

Çmimet e shtëpive janë më shumë se dyfishuar në 7 vende të BE-së që nga viti 2010. Midis 2010 dhe tremujorit të parë të 2024, çmimet e banesave u rritën me 49% dhe qiratë me 24% në BE, sipas të dhënave të Eurostat.

Kur krahasojmë tremujorin e parë të vitit 2024 me vitin 2010, midis vendeve të BE-së për të cilat disponohen të dhënat nga Eurostat, rezulton se çmimet e banesave u rritën më shumë se qiratë në 20 vende. Çmimet e shtëpive janë më shumë se dyfishuar në Estoni (+223%), Hungari (+207%), Lituani (+170%), Letoni (+140%), Çeki (+125%), Austri (+108%) dhe Luksemburg ( +101%).

Por ulje janë vërejtur në Itali ku jetojnë dhe punojnë shumë shqiptarë, (-8%) dhe Qipro (-1,2%).

Qiratë u rritën në 26 vende të BE-së, me rritjen më të lartë të regjistruar në Estoni (+201%), Lituani (+174%) dhe Irlandë (+104%). Rënia e vetme e çmimit të qirasë është shënuar në vendin tonë fqinj, Greqi (-19%).

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH