Ekonomi

SHIFRA E DITËS: Shqipëria përballë krizës europiane në shëndetësi (1,000 mjekë largohen nga Italia çdo vit)  

Shkruar nga Aranit Muraçi

SHIFRA E DITËS: Shqipëria përballë krizës europiane

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) beson se Evropa mund të shërbejë si një "bombë me sahat" kur bëhet fjalë për mungesën e punonjësve shëndetësorë

Bashkimi Evropian kishte më shumë se 1.82 milionë mjekë në vitin 2021 – duke ruajtur një raport më të mirë se rajonet e tjera të botës mjek-popullsi – në mes të një kërcënimi të mundshëm të krizës për punonjës shëndetësorë.

Në fakt kërcënimi ka trokitur dhe ka goditur më së shumti vendet e vogla dhe më të varfra. Shqipëria është një nga vendet më të kërcënuara në Europë, për arsye se mjekët e rinj që ajo përgatit për nevojat e saj po largohen në vendet më të zhvilluara, kryesisht në Gjermani, nisur nga ofertat më të mira për punë, karriera po standardi më i lartë i jetesës.

Edhe pse qeveria po përpiqet të pengojë largimin e tyre përmes ligjeve të posaçme, ekspertët thonë se duheshin marrë masa me kohë dhe madje për momentin kërkohen hapa shtesë për t’i dhënë zgjidhje një problemi që është ndërkombëtar. Si i tillë, në një treg të hapur dhe në konkurrencë të egër, Shqipëria ka pak gjasa të fitojë betejën.  

Në vitin 2021, frekuenca e konsultimeve mjekësore ndryshonte gjerësisht në të gjithë Evropën, sipas Eurostat, zyrës zyrtare të statistikave të BE-së.  Mesatarisht, njerëzit në Sllovaki, Gjermani dhe Hungari bënë përkatësisht 11.1, 9.6 dhe 9.4 vizita vjetore për t'u konsultuar me një mjek, mesatarja më e lartë midis anëtarëve të BE-së.  Në anën e kundërt të spektrit, njerëzit në Suedi (2.3) dhe Greqi (2.7) bënin mesatarisht më pak se 3 vizita në vit te mjekët, normat më të ulëta në BE. Numri mesatar i konsultave me mjekë për person ishte ndërmjet 4 dhe 8 në dy të tretat e anëtarëve të BE-së. Këtu përfshihej Polonia (7.6), Belgjika (6.7), Franca (5.5), Italia (5.3) dhe Spanja (4.8). Shqipëria nuk u bë pjesë e kësaj analize, por të dhënat tregojnë se vendet e rajonit tonë kishin treguesit ndër më të lartët në Europë.

Të dhënat e Eurostat për Shqipërinë, që i takojnë vitit 2020, tregojnë se, numri i mjekëve për 10 mijë banorë është 18.8 në vitin 2020, niveli më i ulët në rang europian. Pas Shqipërisë, numrin më të ulët të mjekëve për banorë e ka Turqia me 20.4 doktorë për 10 mijë banorë dhe më pas Bosnja me 21 doktorë, e ndjekur nga Mali i Zi me 27.4 doktorë për 10 mijë banorë.  Në rajon, numrin më të lartë të mjekëve për banorë e ka Serbia me 36.7 për 10 mijë banorë. Në anën tjetër, Greqia kryesonte listën për numrin e lartë të mjekëve për 10 mijë banorë. Në vitin 2020, ky vend kishte 63.1 doktorë për 20 mijë banorë e ndjekur nga Portugalia me 56,2 mjekë për 10 mijë banorë, Austria me 53.5 mjekë, Norvegjia me 50.9 mjekë për 10 mijë banorë. Në vitin 2018 Shqipëria  shënoi rritje në 21.5 mjekë për banorë si pasojë e zbatimit të një plani për shtimin e organikës ne entet publike te shëndetësisë, por më tepër rënia e popullsisë favorizoi përmirësimin e raportit. Eksodi i fundit, sidomos pas pandemisë i bluzave të bardha e përkeqësoi edhe më tepërt raportin duke e çuar në nivelet më të ulëta historike.

Sipas statistikave të fundit të publikuara nga Eurostat, edhe kontinenti kishte mesatarisht 136 punonjës shëndetësore për 100 mijë banorë. Mesatarja është dukshëm më e mirë në krahasim me rajonet e tjera të botës, megjithëse ka ende dallime të mëdha në të gjithë bllokun prej 27 anëtarësh. Për shembull, ka 234 për 100,000 banorë në Gjermani në vetëm 12.7 në Rumani.

Shifrat vijnë mes paralajmërimeve të shumta për një mungesë të afërt të punonjësve shëndetësorë, veçanërisht në vendet lindore të BE-së. Një raport i publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) në shtator 2022 theksoi rritjen e numrit të punonjësve të moshuar të kujdesit shëndetësor dhe nga ana tjetër rritja e sëmundjeve kronike rezulton në rritjen e kërkesës për kujdes shëndetësor. Ky fenomen nëse nuk merr zgjidhje është konsideruar nga OBSH si një "bombë me sahat".

Në 13 nga 44 vende të përfshira në raport, më shumë se 40 për qind e mjekëve ishin mbi moshën 55 vjeç – çka përbën një kërcënim për qëndrueshmërinë e fuqisë punëtore në sektorin e bluzave të bardha. Pavarësisht shifrave relativisht të qëndrueshme, rekrutimi i pamjaftueshëm dhe mungesa e mbajtjes mund të përkeqësojnë situatën mes një fuqie punëtore të plakur, sugjeron raporti.

Midis vendeve anëtare të BE-së, Austria kishte 540 mjekë praktikantë për 100,000 njerëz, numri më i lartë në Europë. Megjithëse Gjermania përbëhej nga më shumë se 20 për qind e totalit të mjekëve të BE-së në terma absolutë, madhësia e saj relativisht e madhe e popullsisë nënkuptonte se raporti nuk ishte më i mirë se fqinjët e saj. Franca, Belgjika dhe Hungaria përbënin raportet më të ulëta, duke rënë prapa shifrës 350 për 100,000 banorë.

Italia, krahasuar me vendet e tjera anëtare të BE-së, numërimi i të cilëve u përfshi në publikimin e fundit, kishte numrin më të madh të mjekëve të licencuar, e ndjekur nga Suedia dhe Gjermania. Kjo shifër, megjithatë, nuk përkthehet kur bëhet fjalë për profesionistët "aktualë" të mjekësisë.

Megjithëse numri i profesionistëve të regjistruar të kujdesit shëndetësor rritet në më shumë se 700 për 100,000 banorë në Itali, një forcë punëtore gjithnjë e më e vjetër dhe emigrim i madh i mjekëve kanë krijuar goxha boshllëk. Sipas një studimi të vitit 2020 në The Lancet, 54 për qind e mjekëve italianë ishin të moshës 55 vjeç ose më të vjetër dhe më afër daljes në pension. Rreth 1,000 mjekë largohen gjithashtu nga vendi i tyre në Itali çdo vit pas diplomimit.

Por nëse Italia tërheq mjekë nga vende të tjera dhe është e aftë të përballojë sfida të tilla, vendi ynë po përballet me një situatë që ndoshta të paparashikuar.  Shumë spitale në qytete të ndryshme kanë mbetur pa mjek dhe pa shërbim shëndetësor.      

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH