Sipas të dhënave më të fundit të INSTAT, Instituti i Statistikave, në territorin tonë në muajin e parë të sezonit turistik veror më tepër shtetas shqiptarë kanë dalë sesa kanë hyrë.
Në Qershor 2025, 94 % e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri janë nga rajoni i Evropës.
Evropa Jugore sipas ndarjeve të INSTAT zë 70 % të hyrjeve të shtetasve të huaj nga kontinenti Evropian, ndjekur nga Evropa Perëndimore dhe Evropa Qëndrore / Lindore me nga 11 %. Në fakt duke i ndarë me rajone duket si një lojë shifrash, e përdorur për të klasifikuar si të huaj edhe turistët që vijnë nga Kosova.
Shtetet që përbëjnë Evropën Jugore përfshijnë ato të Ballkanit ku futet edhe Kosova, çka do të thotë se mbi gjysma e “të huajve” që dominojnë turizmin tonë janë shqiptarët e Kosovës. Vende si Hungaria, Sllovakia, Moldavia, Rumania, Sllovenia mund të përfshihen gjithashtu në Europën Jugore, ndërsa për vende si Italia, Spanja, apo Franca ndonëse ka shumë që i referohen të njëjtës zonë gjeografike, klasifikohen në përgjithësi si "perëndimore".
Në muajin Qershor 2025 si një tjetër e dhënë interesante vihet po ashtu re se hyrjet e shtetasve të huaj për qëllime biznesi dhe profesionale janë rritur me 27,9%.
Gjatë muajit Qershor 2025, më konkretisht rezultojnë të kenë hyrë, në territorin e Republikës së Shqipërisë, 2.062.775 shtetas shqiptarë dhe të huaj. Ky tregues ka pësuar një rritje me 7,6 %, krahasuar me Qershor 2024.
1.918.569 shtetas shqiptarë dhe të huaj rezultojnë të kenë dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë, duke shënuar një rritje me 7,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në Qershor 2025, numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar është 733.571, duke pësuar një rritje me 8,5 %, krahasuar me Qershor 2024. Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 1.329.204. Ky numër është rritur me 7,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.
Në muajin Qershor 2025, 710,963 shtetas shqiptarë numërohen të kenë dalë nga territori i Shqipërisë, duke shënuar rritje me 10,7 %, krahasuar me Qershor 2024. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Qershor 2025, janë 1.207.606. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky tregues është rritur me 5,3 %.
Në Qershor 2025, 94 % e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri janë nga rajoni i Evropës.
Evropa Jugore zë 70 % të hyrjeve të shtetasve të huaj nga kontinenti Evropian, ndjekur nga Evropa Perëndimore dhe Evropa Qëndrore / Lindore me nga 11 %.
Qëllimi i hyrjes në territorin shqiptar i shtetasve të huaj, në 98 % të rasteve është për qëllime personale, ku dominojnë hyrjet për Pushime, vizitë tek të afërm, etj. Në Qershor 2025, ky tregues ka shënuar një rritje me 6,8% krahasuar me Qershor 2024. Hyrjet e shtetasve të huaj për qëllime Biznesi dhe profesionale janë rritur me 27,9%.