Aktualitet

Zyrtari i lartë i administratës Trump për pushime në jug të vendit

Shkruar nga Liberale

 

Zyrtari i lartë i administratës  Trump për pushime në jug

Ish-i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell po shijon pushimet në Shqipëri. Ai ka ndarë një video në rrjetin social Instagram, ku shihet duke lundruar me anije në ujërat shqiptare të Ksamilit.

”Shqipëria me Amerikanë”, shkruan Grenell, duke lënë të kuptohet se ndodhet në Shqipëri me miq nga SHBA-a.

I njohur për angazhimin e tij në rajonin e Ballkanit, Grenell vazhdon të jetë një figurë që ndjek nga afër zhvillimet në këtë pjesë të Europës, edhe përtej rolit të tij diplomatik.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH