Aktualitet

ZJARRI ende aktiv në landfillin e Elbasanit, tymi toksik mbulon qytetin dhe zonat përreth

Shkruar nga Liberale

ZJARRI ende aktiv në landfillin e Elbasanit, tymi toksik mbulon qytetin dhe

Prej më shumë se 10 orësh landfilli i Elbasanit pranë inceneratorit është përfshirë nga flakët, të cilat vijojnë të jenë aktive.

Zjarri i cili shpërtheu pasditen e djeshme rreth orës 16:30 dhe ende pas punës së zjarrfikësve vatra vijon ende të jetë aktive në thellësinë e masës së mbetjeve, si dhe shtëllunga të mëdha tymi toksik vijojnë të dalin mbi qytet.

Ndërkaq, Arben Cara, drejtori i Shërbimit Zjarrfikës, tha mbrëmjen e djeshme se u angazhuan 12 automjete zjarrfikëse, 60 forca operacionale dhe 2 automjete nga Forcat e Armatosura.

Ndërkohë era e fortë favorizon zjarrin dhe bën të vështirë shuarjen e tij nga forcat zjarrfikëse, ndërsa gjatë natës tymi toksik mbuloi të gjithë qytetin e Elbasanit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH