Një zjarr i fuqishëm ka rënë pasditen e sotme në fushën e mbetjeve pranë Inceneratorit të Elbasanit. Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të madhe me mbetje të ndryshme, si ato urbane ashtu edhe industriale.
Flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të erës dhe temperaturave të larta. Nga vendi i ngjarjes ngrihen shtëllunga të mëdha tymi të zi, të cilat kanë mbuluar zonën përreth dhe po ndotin rëndë ajrin. Banesat afër janë në rrezik, ndërsa banorët ankohen për erën e rëndë dhe shqetësimet për shëndetin.
Forcat zjarrfikëse janë në terren dhe po punojnë për të vënë nën kontroll flakët. Situata mbetet e vështirë për shkak të përhapjes së shpejtë të zjarrit dhe llojit të materialeve që po digjen.