Aktualitet

Zjarr në fushën e mbetjeve:Përfshihet nga flakët edhe fadroma

Shkruar nga Liberale
Zjarr në fushën e mbetjeve:Përfshihet nga flakët edhe

Fusha e mbetjeve në Vlorë është përfshirë nga zjarri. Po ashtu edhe një fadromë e cila punonte për të mbuluar mbeturinat me rërë është përfshirë nga flakët.

Era e fortë që fryn nga veri-perëndimi tymin që çlirohet nga djegia e mbeturinave e përhap drejt qytetit. Shtëllungat e tymit të zi, të favorizuara edhe nga era, janë shpërndarë në të gjithë hapësirën ajrore dhe i janë drejtuar zonave të banuara të qytetit.

Nuk dihen shkaqet e zjarrit, teksa autoritetet janë vënë në lëvizje pas sinjalizimit për shuarjen e flakëve. Hera e fundit që kjo zonë u përfshi nga flakët ishte në muajin qershor (tre herë brenda atij muaji), situatë që shqetësoi edhe qeverinë në nisje të sezonit turistik, teksa zjarri u dyshua se ishte i qëllimshëm,forcat zjarrëfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH